OBSH: Testimet e disa ilaçeve po japin të dhëna pozitive

OBSH: Testimet e disa ilaçeve po japin…

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur të martën se disa trajtime ndaj koronavirusit duket se po kufizojnë ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e sëmundjes respiratore.

OBSH tha se po fokusohen për të mësuar më shumë për të paktën katër ose pesë nga ilaçet më premtuese.

Një zëdhënëse e OBSH tha: “Kemi disa ilaçe që duket se kufizojnë ashpërsinë apo kohëzgjatjen e sëmundjes. Por nuk kemi akoma diçka që e vret apo e ndalon virusin”.

“Të dhënat janë pozitive, por duhet të shohim akoma më shumë për të qenë 100 përqind të sigurt që një ilaç i caktuar është i duhuri”.

OBSH nuk tha se cili nga ilaçet po ofron të dhëna premtuese.

Më herët është raportuar se ilaçi antiviral Remdesivir mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me Covid-19.

Kurse një ditë më parë u raportua se në Hong Kong, një kombinim prej tre ilaçesh ka të dhëna pozitive për kurimin e pacientëve. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit