OBSH tregon “burimin” e epidemisë së koronavirusit

OBSH tregon “burimin” e epidemisë së koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët.

Sipas OBSH-së, tregu i ushqimeve të detit në qytetin Wuhan, në provincën kineze të Hubey, luajti një rol të rëndësishëm në shpërthimin e pandemisë.

Peter Ben Embarek, ekspert i OBSH-së për sigurinë e ushqimit dhe viruset zoonotike që kalojnë nga kafshët te njerëzit, theksoi nevojën për hulumtime të mëtjsjhme në shoqërimin e COVID-19 me kafshët.

Duke komentuar rolin e tregut në Wuhan në shfaqjen e epidemisë, Embarek tha se “është e qartë që tregu ka luajtur një rol në këtë, por ne nuk e dimë se çfarë roli luajti ai”.

LEXO EDHE:  Volkswagen do të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën/ Shkak koronavirusi

Embarek theksoi se tregu në Wuhan kishte një rol në shpërthimin e epidemisë, si një burim ose ndoshta si një “mjedis forcues”.

Ai theksoi se burimi i COVID-19 janë lakuriqët, por kjo çështje duhet të ekzaminohet në detaje.

Siç tha ai, ndoshta kafshët e sollën këtë virus në treg ose njerëzit që morën virusin përpara se të vizitonin këtë vend.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ofruan pretendime në fillim të këtij muaji se virusi kishte origjinën në një laborator në Wuhan.

Qeveria kineze mohon këto pretendime, duke thënë se çështja është e politizuar./ cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit