OBSH tregon nëse Covid-19 mund të trasmetohet nga nëna tek foshnja

OBSH tregon nëse Covid-19 mund të trasmetohet…

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin, tha se nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji foshnjat e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19 “, shtoi ai.

“Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit