OBSH viziton Cóvid-2, drejtoresha pyet për kushtet e spitálit të mbushur në limte

OBSH viziton Cóvid-2, drejtoresha pyet për kushtet…

Drejtoresha e OBSH për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, vizitoi ditën e mërkurë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ose siç njihet ndryshe Cóvid-2.

Ajo pati një diskutim me drejtorin e spitálit, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Drejtoresha e OBSH u informua për punën e spitálit dhe sfidat që po përballon në këtë kohë pándemie.

Drejtori i Spitalit Cávid2, Prof. Dr. Kapisyzi i shpjegoi përfaqësuesve të OBSh-së se si kjo njësi ia ka dalë të rrisë numrin e shtretërve, hapësirat e nevojshme, kapacitetet e shërbimit dhe stafin, tërësisht të dedikuar për rastet me Cóvid-19.

Dr. Bettina Menne pyeti gjithashtu për menaxhimin e rasteve klinike dhe protokollet e përdorura nga ky spital.

U fol për nevojat e burimeve njerëzore, si dhe për planet e kapërcimit të kësaj gjendjeje.

Ekipi i OBSH-së vizitoi gjithashtu edhe pavionin e Cóvid-19 si dhe njësinë e terapisë intensive.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit