Ofendoi konviktorët, studentët ‘masakrojnë’ Lali Erin me parulla: Fashist, vrasës, hajdut, racist!

Ofendoi konviktorët, studentët ‘masakrojnë’ Lali Erin me…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pas përgjimeve ku përdori fjalor banal, nisi të ofendojë konviktorët. Në emisionin “Të paekspozuarit”, Veliaj uli figurën e studentëve konviktorë, duke i konsideruar ato si qenie parazitë që vetëm hanë, rrinë, e shkojnë në tualet.

Veliaj:

Unë nuk luaj më vetë futboll, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal. Prandaj dallon konviktori nga qytetari. Nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, ti je thjesht banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist

Në lidhje me këtë deklaratë kanë reaguar ashpër aktivistët e Lëvizjes për Universitetit, të cilët përmes parullave i kanë dërguar disa mesazhe Lali Erit.




Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit