Ofertë e turpshme nga miliarderi amerikan për ata që janë bllokuar në Afganistan

Ofertë e turpshme nga miliarderi amerikan për…

Pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, shumë njerëz po përpiqen të largohen nga vendi.

Mijëra të huaj dhe qytetarë afganë që presin në Aeroportin e Kabulit duke kërkuar një aeroplan për tu larguar.

Talibanët dhanë një afat deri më 31 gusht në orën 24:00 për të përfunduar evakuimet.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë 1,500 qytetarë të bllokuar në Afganistan. 

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar lëshuan paralajmërime për qytetarët e tyre që të qëndrojnë larg Aeroportit të Kabulit për shkak të një sulmit terrorist.

 Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se pavarësisht nga mundësia e një sulmi nga organizata terroriste DAESH, ka ende njerëz që presin masivisht rreth Aeroportit të Kabulit.

Ndërsa Afganistani është në kolaps, një ofertë e turpshme ka erdhur nga biznesmeni miliarder amerikan për ata që janë bllokuar në vend. 

Eric Prince, themeluesi i kompanisë private ushtarake amerikane Blackwater, është shprehur se do të ndihmojë ata që duan të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, por kjo vjen me një kosto. 

Sipas lajmeve të Wall Street Journal , miliarderi Eric Prince do të organizojë fluturime në Aeroportin e Kabulit dhe do të marrë një pagesë prej 6 mijë e 500 dollarë për një vend të vetëm. 

Prince gjithashtu ngarkoi kosto shtesë nëse udhëtarët kishin nevojë për ndihmë për të shkuar nga shtëpitë e tyre në aeroport në mënyrë të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit