
Një efektiv i komisariatit të Policisë Sarandë është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pas një incidenti që i ndodhi mëngjesin e sotëm teksa po dilte nga banesa.
Oficeri Klement Bello ka qenë duke dalë nga apartamenti i tij në lagjen nr 4 të Sarandës, kur është aksidentuar te hyrja e ashensorit të pallatit. Ai ka hapur derën e ashensorit, por kur ka tentuar të futet brenda ka rënë në një gropë 6 metër të thellë për shkak se ashensori nuk ishte aty si pasojë e një defekti.
Nga rrëzimi 63-vjeçari ka pësuar lëndime në kokë dhe mushkri. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Nuk është hera e parë që të tilla raste ndodhin në qyetetin e Sarandës, disa kohë më parë Refat Kolodashi, 55–vjeç, u plagos rëndë pasi ishte rrëzuar nga ashensori.
Edhe një 17-vjeçar i cili gjatë orarit të punës gjeti vdekjen si pasojë e shkëputjes së kavos së ashensorit.