OFL i dërgon formularin e vetëdeklarimit 4 të dënuarve

OFL i dërgon formularin e vetëdeklarimit 4…

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 të dënuarve.

Ata janë:

  1. Vito Biba, banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;
  2. Abedin Palnikaj, banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
  3. Baftjar Gjana, banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
  4. Genti Tahiri, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit