OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar në Gjitokastër e Lazarat

OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5…

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë 5 personave në Gjirokastër, mes të cilëve dy nga Lazarati.

Ata janë:

  • Krenar Skënduli – i dënuar për prodhim dhe shitje kanabisi, arrestuar në operacionin në Lazarat në vitin 2014.
  • Endrit Lluka – i dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e dy kushurinjve të tij dhe të  ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko;
  • Gentian Sinomema – i dënuar për pengmarrje;
  • Adriatik Kanushi – i dënuar me 11 vite burg për një grabitje të kryer me armë;
  • Ervis Canka – i dënuar për trafik droge. Ai u arrestua në vitin 2016, në aksin Tepelenë-Përmet, duke transportuar 5 kilogramë heroinë dhe 10 kilogramë kanabis. Ai kishte shërbyer për disa kohë si informator i Shërbimit Informativ të Shtetit për trafikantët e drogës, por e ka përdorur këtë fakt për të transportuar vetë drogë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit