OFL troket tek 5 të dënuar për vrasje e trafik droge, u kërkohet burimi i pasurisë

OFL troket tek 5 të dënuar për…

OFL ka vënë ditën e sotme në shënjestër pesë të dënuar, në Elbasan e Berat.

Ajo i ka nisur kërkesat me shkrim, për deklarim të burimit të pasurisë, shtetasve: Elis Bahushi, Edmond Stafa, Met Bozi, Bledi Çepa, Armand Gavelli.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Met Bozi, banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit