OFL u nis formularin 4 'të fortëve', mes tyre Endrit Dokle i bandës së Durrësit

OFL u nis formularin 4 ‘të fortëve’,…

OFL u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave.

Ata janë:

  • Endrit Dokle, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”,
  • “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,
  • kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;
  • Hekuran Hoxha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
  • Fatbardha Hoxha, banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
  • Tedi Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”,
  • “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike”
  • dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e nformacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”,- njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit