OFL u dërgon formularin e vetdeklarimit 3 të dënuarve

OFL u dërgon formularin e vetdeklarimit 3…

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve për vrasje, vjedhje, trafik narkotikësh dhe zhvatje.

Kështu OFL u kërkon justifikimin e pasurisë shtetasve si më poshtë:

-F. M., banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”;

-D. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

-M. R., banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese”;

-G. V., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit