OFL u nis formularët e vetëdeklarimit 4 të dënuarve/ Emrat

OFL u nis formularët e vetëdeklarimit 4…

“Operacioni Forca e Ligjit” i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër të dënuarve.

Ata janë:

  • Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  • Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  • Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;
  • Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit