OFL zbarkon në Vlorë, 4 të dënuarit që u kërkohet burimi i pasurisë

OFL zbarkon në Vlorë, 4 të dënuarit…

OFL ka shkuar sot në Vlorë, teksa kërkon burimin e pasurisë për katër të dënuar.

Shkresa i është nisur shtetasve Julian Toro, Viktor Shoraj (alias Robert Toro), Dino Abazi dhe Daniel Nikaj.

Julian Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Viktor Shoraj (alias Robert Toro), banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dino Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;

Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit