Manastirliu lë nxënësit e vjeshtës pa gjimnaz, iu mbyll afatin e regjistrimit pa dalë dëftesat

Manastirliu lë nxënësit e vjeshtës pa gjimnaz,…

Një nxënës ka dërguar një mesazh denoncues për situatën absurde në të cilën janë gjendur ai dhe shumë nxënës të tjerë që kanë dhënë provimin e lirimit në sesionin e vjeshtës. Sipas tij, provimin e matematikës e ka dhënë më datë 25 gusht, por dëftesa i ka dalë vetëm sot, më 2 shtator, në orën 10 të paradites.

Ndërkohë, aplikimet për regjistrim në gjimnaz në platformën e-Albania janë mbyllur një ditë më parë, më 1 shtator, duke i lënë jashtë çdo mundësie për të vazhduar shkollën. Nxënësi tregon se kur shkoi pranë gjimnazit për t’u regjistruar, i thanë se pa aplikim online nuk mund të pranohej.

Edhe pse sqaroi se dëftesa i kishte dalë me vonesë, përgjigjja që mori ishte e prerë. Ai shprehet i dëshpëruar dhe i revoltuar që për shkak të një vonese institucionale, tani rrezikon të humbasë një vit shkollor. Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Arsimit me ministre Ogerta Manastirliun për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Denoncimi i nxënësit:

“O JOQ! Bëni pak thirrje Ministrisë së Arsimit o vëlla. Kam bërë provimin e vjeshtës më datë 25 gusht (matematikë), më ka dalë dëftesa sot në orën 10 të paradites, ndërkohë aplikimet janë mbyllur dje. Ju lutem hidheni post. Kam ngelur pa u regjistruar në gjimnaz. Unë e sa e sa të tjerë. Ju lutem, i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit të hapë aplikimet në e-Albania prapë, të regjistrohemi edhe ne të tjerët.
Kam bërë provimin e vjeshtës më datë 25 gusht (matematikë), më ka dalë dëftesa sot në orën 10 të paradites, ndërkohë aplikimet janë mbyllur dje. Shkova te gjimnazi, më thanë duhet të bësh aplikimin.
I thashë aplikimi është mbyllur tek e-Albania dhe thanë: s’kemi ç’të bëjmë, vitin tjetër bëj aplikimin. Nuk ka patur afat për ne të vjeshtës. Tani, hesapi jonë të rrimë një vit pa shkollë. Kam qenë në shkollën “Ibrahim Basha”. Mungesa kam shumë, ngaqë kam pasur thyer këmbën.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit