Ogerta zë mend pas 6 muajsh: Do rrisim testimet dhe do shtojmë ekipet e terrenit

Ogerta zë mend pas 6 muajsh: Do…

Pas pothuajse 6 muajsh që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duket se i ka hapur sytë dhe ka zënë mend.

Ajo doli sot në një konferecë për të treguar strategjinë për hetimin epidemiologjik të virusit, për periudhën që po vjen, vjeshtë-dimër.

Vetëm tani, Ogerta e paska kuptuar se mënyra e vetme është testimi në masë, dhe gjurmimi i personave të kontaktit me ata që dalin pozitivë me COVID-19;.

Duke filluar nga muaji Shtator, kapacitetet e testimit do të rriten me dy herë, duke shtuar ekipet e terrenit, infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetet laboratorike”, kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, ajo u shpreh se do shtojë kapacitetet, me disa laboratorë,por edhe me njësi të reja në terren.

Do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në bashkëpunim me sektorin jopublik”, tha Manastirliu.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit