
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan është ndjerë keq gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv KANAL 7.
Teksa presidenti turk po jepte një intervistë, brenda pallatit presidencial u dëgjuan thirrjet “oh, zot”, ku gazetari bëri thirrje menjëherë për ndërprerje të intervistës dhe futje reklamash. Në videon e mëposhtme, gazetari shihet duke parë presidentin turk dhe duke u ngritur nga vendi i tij, dukshëm i shqetësuar.
Pas rreth dhjetë minutash, Recep Tayyip Erdoğan u shfaq sërish, i cili u kërkoi falje teleshikuesve dhe tha se vuante nga stomaku për shkak të lodhjes së fushatës zgjedhore.
Intervista e presidentit të Turqisë përfundoi brenda pak minutash pasi ai ishte dukshëm i tronditur. Mediat turke ndërprenë transmetimet e tyre për të mbuluar lajmin.