OKB i kërkon Izraelit të ndalojë gjenocidin në Gaza, SHBA e furnizon me avionë F-35

OKB i kërkon Izraelit të ndalojë gjenocidin…

Izraeli miratoi këtë të enjte blerjen e 25 avionëve të tjerë luftarakë F-35 dhe F-15 nga SHBA-ja si dhe helikopterë ushtarakë Apache. Kanali televiziv izraelit Channel 12, ka raportuar se ka siguruar qëndrimet e zyrtarëve izraelitë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes të cilët ishin të përfshirë në marrëveshjen e kryer me Washingtonin.

Një marrëveshje dramatike armësh u nënshkrua mes SHBA-së dhe Izraelit gjatë luftës që vazhdon në Rripin e Gazës. Brenda disa ditëve të ardhshme, do të sigurohen tre flota (skuadrilje) të reja dhe mijëra municione të cilat do të dislokohen për ushtrinë izraelite“, sipas zyrtarëve izraelitë.

Sipas zyrtarëve emrat e të cilëve nuk identifikohen, thuhet se marrëveshja përfshin sigurimin e shumë avionëve F-35 dhe F15 AI si dhe të helikopterëve ushtarakë Apache, për ushtrinë izraelite.

Zyrtarët thanë se marrëveshja e nënshkruar në një kohë kur lufta në Gaza dhe konfliktet me Hezbollahun libanez në veri vazhdojnë, është “jashtëzakonisht e madhe”.

Por furnizimi me avionët luftarakë vjen në një kohë kur Izraelit i është kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare të ndalojë gjenocidin në Gaza. Në një vendim të ndërmjetëm të dhënë të premten, presidentja e gjykatës, Joan Donoghue, tha se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar aktet që bien brenda fushëveprimit të konventës së gjenocidit dhe duhet të sigurojë me efekt të menjëhershëm që forcat ushtarake nuk do të kryejnë asnjë nga aktet e parashikuara nga konventa kundër palestinezëve.

Po pavarësisht paralajmërimeve nga OKB, Izraeli nuk ndalet. Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thënë se sulmet në Gaza do vazhdojnë duke mos pranuar zgjidhje me dy shtete. Nga ana tjetër, edhe pse në Gaza po vriten gra e fëmijë të pafajshëm çdo ditë, SHBA vijon të mbështesë Izraelin, duke e armatosur edhe me avionët më të fundit. E thënë ndryshe, SHBA po del edhe kundër OKB-së që kërkoi ndalimin e gjenocidit, duke ngritur dyshime për një konflikt të mundshëm SHBA-OKB.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit