OKB miratoi përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën

OKB miratoi përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë,…

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë, lidhur me këtë vendim ka reagiar ministri i Jashtëm, Igli Hasani. 

Hasani u shpreh se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo. 

Minsitri i Jashtëm vuri theksin se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Reagimi i plotë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit