Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e…

Prodhimi i kokainës ka arritur nivele rekord ndërsa janë shfaqur qendra të reja trafikimi theksohet ne raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin.

Në raport përmenden në mënyrë të vazhdueshme grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsiderohen lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës. Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

Grupet shqipfolëse operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine.

Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit