‘Më shumë pleq se të rinj’ - OKB: Si do të pérmbysèt piramida e popullsisë shqiptare

‘Më shumë pleq se të rinj’ –…

Popullsia e Shqipërisë pritet të shënojë ndryshime të mëdha në strukturën e saj në dekadat në vijim. Pesha e popullsisë në moshë të re pritet të ulet, ndërsa do të rritet ndjeshëm àrmàta e të moshuarve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), divizioni për popúllsinë, ka publikuar prófilin demógrafik të Shqipërisë për vitin 2020, përmes grafikëve që paraqesin pópúllsinë e vendit, të ndarë sipas gruposhave. Që nga viti 1990 shihet se kanë ndodhur ndryshime thelbësore, që pritet të përkeqësóhen ndjeshëm deri në vitin 2100.

Grafiku i parë tregon strukturën e popullsisë në vitin 1990, ku mbizótërónin moshat e reja dhe fëmijët nga zero deri në 5 vjeç përbënin pjesën më të madhe të popullsisë.

Grafiku i dytë tregon strúktúrën e pópúllsisë shqiptare në vitin 2020. Sot, pjesën më të madhe të popullsisë e përbën grupmosha nga 25 deri në 35 vjeç, si për meshkújt, ashtu dhe për femrat (shikó grafikún e parë). Më pas renditen grupmoshat nga 15-25 vjeç.

Deri në vitin 2100, popullsia e vendit jo vetëm pritet të tkurret, por edhe piramida e popullsisë do të përmbytet tërësisht. Pjesën më të madhe të popullsisë do ta zërë grupmosha mbi 65 vjeç (shikó grafikun e tretë).

Këto ndryshime drastike lidhen me uljen e lindshmërisë, rritjen e jetëgjatësisë dhe me tendencën e emigraciónit të popullsisë, që ishte e lartë sidomos deri në fillim të viteve 2000, por edhe në dekadën e fundit është rigjallëruar sërish

/Burimi:Monitor//Përshtati: GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit