OKB thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihma humanitare për Ukrainën

OKB thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihma…

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është intensifikuar që prej muajit shkurt të 2021. Me rreth 6 milionë ukrainas që janë strehuar në shetet anëtare të Bashkimit Europian deri në fund të vitit 2023. Mbi 14 milionë ukrainas brenda vendit ose 40 përqind e popullsisë së përgjithshme, kanë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, kanë deklaruar drejtuesit e zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qindra mijëra fëmijë jetojnë në komunitetet në frontet e luftës të tmerruar, traumatizuar dhe pa nevojat elementare. Vetëm ky fakt na bën ne që të bëjmë gjithçka që të dërgojmë më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.” – ka deklaruar shefi i OCHA Martin Griffiths.

Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar donatorëve dhe shteteve të perëndimit që gjatë këtij viti të japin 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për ukrainasit dhe për ata që janë larguar nga shteti, teksa lufta midis Rusisë dhe Ukrainës po i afrohet vitit të tretë.

Agjencia e OKB-së tha se 3.1 miliardë dollarë apo 75 për qind e shumës së përgjithshme do të dërgohej për të ndihmuar 8.5 milionë persona brenda Ukrainës, midis të cilave 1.1 miliardë për të ndihmuar refugjatët në shtetet ku janë strehuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit