Situata para Kuvendit ka mbetur e tensionuar, ndërsa Policia ka vijuar shoqërimin e protestuesve pas ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës. Sipas pamjeve nga vendngjarja, numri i personave të shoqëruar është rritur gjatë orëve të fundit.
Në videot e publikuara shihen disa protestues të shtrirë në tokë me pranga në duar, ndërsa rreth tyre ndodhen efektivë të shumtë policie. Pamjet kanë nxitur reagime në rrjetet sociale dhe mes të pranishmëve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe përdorimin e forcës gjatë shoqërimeve.
Gjithashtu, në pamje duket se një numër i madh efektivësh vendosen përreth personave të shoqëruar, duke kufizuar dukshmërinë e momentit të arrestimit. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me mënyrën e kryerjes së ndërhyrjes apo pretendimet për përdorim të tepruar të forcës.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1578365367190136%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>