“Oligarkët e miellit” nuk pyesin për Autoritetin e Konkurrencës: Shkelësit falen për herë të dytë

“Oligarkët e miellit” nuk pyesin për Autoritetin…

 

Prej disa ditësh është rritur çmimi i bukës dhe shqiptarët janë duke paguar më shumë, por askush nuk e ka ngritur zërin në lidhje me këtë
problem. Për më tepër, pas gjithë kësaj qëndron një tjetër skandal që qytetarët nuk e dinë. Një grup sipërmarrësish të cilët importojnë grurin dhe miellin në Shqipëri kanë rënë dakord për këtë rritje të çmimit të bukës, teksa kanë krah tyre dhe Autoritetin e Konkurrencës që nuk ka bërë asgjë për këtë problem.
Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka gjobitur këto kompani pavarësisht se bëhet fjalë për një shkelje ligjore që rëndon xhepat e konsumatorëve.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ministria e Financave dhe pesë kompani importuese të grurit kanë organizuar një seancë dëgjimore.

Në këtë seancë u konstatua se këto të fundit nuk kishin përmbushur asnjë detyrim të vendosur një vit më parë nga Autoriteti i Konkurrencës sipas ABC.

Sipas ligjit, në të tilla raste, kompanitë duhet të gjobiten. Këto gjoba shkojnë deri në 3% të xhiros vjetore. Por, edhe pse është konstatuar shkelja një vit më parë, por edhe së fundmi, Komisioni i Konkurrencës i ka falur sërish kompanitë e importit të miellit duke e bërë këtë për herë të dytë brenda vitit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit