Oligarkët e Rilindjes i vënë 'kazmën' Lurës, banori: HEC-i që po ngrenë po na e merr ujin...

Oligarkët e Rilindjes i vënë ‘kazmën’ Lurës,…

Koronavirusi dhe pandemia e Rilindjes, duket se më shumë se popullin rrezikojnë të shfarosin pasuritë kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim toka e bukës, pastaj trojet në bregdet, nafta, pastaj kromi, bakri, pyjet dhe tani edhe ujërat po rrezikohen të gjitha të bëhen pronë e një dore të vogël oligarkësh.

Këta të fundit, duke ndarë fitimet e tyre me Rilindjen, që ka mbështjellë Shqipërinë si “gjarpri që lidh zogun për ta mbytur”, po bëjnë batërdinë me pasuritë kombëtare.

Janë pa fund rastet që denoncojnë nëpër mediat sociale dhe ato elektronike shkatërrime pyjesh, malesh dhe lumenjsh dhe gjithë farë pasurish kombëtare, na qytetarë që kanë ende dashuri për trojet e Atdheut tonë.

Edhe “Gazetaatdheu.com” në jo pak raste ka publikuar dhe u ka dhënë hapësirë denoncimeve të tilla në këto muaj.

I tillë është edhe denoncimi që ka ardhur sot në redaksinë e “Gazetaatdheu.com” nga një banor i Lurës, i cili nuk nguron që të prononcohet edhe me emrin e tij.

Ndriçim Kaci, nga Lura, ka denoncuar me dëshminë e tij dhe me dokumente ndërtimin e një HEC-i të ri lokal në zonën ku ai banon.

Ai vë theksin në faktin se, ky investim privat jo vetëm që po rrënon bukurinë e një Parku Kombëtar, i shpallur “Zonë e mbrojtur” nga shteti, por dhe po lë pa ujë gjithë fermerët e zonës.

Banori i Lurës në denoncimin që ka dërguar në redaksinë tonë, ka kërkuar në emër të të gjithë banorëve të komunitetit që përfaqëson, moslejimin e ndërtimit të këtij hidrocentrali.

Ai e argumenton këtë me rrezikun e marrjes së ujërave të zonës karstike të Lurës, gjë e cila mund të ndikojë në tharjen edhe të liqeneve akullnajorë që janë “monumente të natyrës” të mbrojtura me ligj.

Për këtë, Ndriçim Kaci, u ka dërguar e-maile dhe letra jo vetëm institucioneve shtetërore në Tiranë, por edhe përfaqësive diplomatike në vend.

Ai përmend faktin se kjo zonë është një zonë e mbrojtur natyrore, dhe ndërtimi i HEC-ve lokal është rreptësisht i ndaluar me ligj.

“Edhe në këtë vendim të presidentit Bujar Nishani, datë 18.05.2017, konfirmohet se Parku i Lurës është i mbrojtur”,- thotë në faktet e tij qytetari Ndriçim Kaci.

Ja denoncimi i tij i plotë:

“Pershendetje, jam Ndriçim Kaci, nga Lura.

Kan vazhduar nje hidrocentral te ri,

Nqs mundeni me e bo kete lajm ju dergoj informacion, dokumente per ta deshmuar gjithe kete padrejtesi,

Ju lutem te pakten vetem nje pergjigjje pozotive ose negative..

Ne jemi shume te shqetesuar per kete krim qe po behet,

Kete mail ja kam derguar te gjitheve qe i kane mail publik ne ministrine

Edhe ne kete vendimin e presidentit Bujar Nishani 18.05.2017 eshte i mbrojtur

7 liqene i ka Lura por nuk kemi uje per vaditje, rruge nuk kemi, drita jo, shkolle jo, spital jo.

Edhe kur erdhi Ministri i Brendshen ( nuk eshte ne kete video) tha qe edhe une jam kundra prishjes se mjedisit, por dje ka ardhur policia nga Dibra, per te ndaluar njerezit qe jane kunder ketij hidrocentrali.

Ju lutem qe te mundohemi te gjithe qe ta ndalojme kete, nqs do te ndertohet Lura nuk do te mbetet me.

Do te bej kerkese ne te gjitha institucionet lokale edhe nderkometare qe ta ndalim kete.

Nqs me te vertete eshte i dobishem per natyren per vendin, qe jepet propozimi nga inxhinierat perkates ( mjedisi, hidrocentrali, etj).

Ne nuk jemi kundra te mires se vendit tone.”

[ngg src=”galleries” ids=”326″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit