Oligarkët që përmes bankers gllabëruan paratë e naftës së shqiptarëve

Oligarkët që përmes bankers gllabëruan paratë e…

Sot do të kujtojmë një nga denoncimet më të forta të publikuara një vit më parë, më 5 korrik 2025, mbi dyshimet për mënyrën se si miliona euro që duhej të përfundonin në buxhetin e shtetit mund të jenë zhvendosur përmes kontratave të nënkontraktimit të kompanisë Bankers Petroleum. Në atë kohë u ngritën pyetje konkrete për organet e drejtësisë: sa para përfitoi Behar Çukaj dhe kompania Bolv Oil nga kontratat me Bankers, sa prej tyre u dhanë përmes tenderëve të hapur dhe sa me procedura të kufizuara, nëse çmimet e kontratave përputheshin me vlerën reale të shërbimeve dhe nëse përmes këtyre mekanizmave mund të jetë shmangur pagesa e tatim-fitimit duke transferuar fitimin nga një subjekt me normë më të lartë tatimore tek një subjekt me normë më të ulët. Këto ishin dhe mbeten pyetje që kërkojnë përgjigje institucionale.

Në të njëjtin denoncim u ngritën dyshime edhe për kontratat e kompanisë Albstar, në pronësi të Sadik dhe Idajet Ismailaj, duke kërkuar verifikimin e vlerës së përfituar nga kontratat me Bankers, procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e tyre, diferencës mes çmimeve të paguara dhe kostove reale, si edhe ndikimit që këto transaksione mund të kenë pasur në të ardhurat tatimore të shtetit. Gjithashtu u përmendën edhe emra të tjerë dhe kompani si Simmons Edeco Limited me përfaqësues Enea Nuhun, Q. Sinaj e Fatos dhe Qemal Sinaj, Phoenix e Isuf Berberit, si pjesë e një rrjeti që, sipas burimeve të cituara në denoncim, duhej të verifikohej nga organet ligjzbatuese.

Një vit më vonë, pyetja mbetet e njëjtë, a janë hetuar seriozisht këto pretendime dhe a është ndjekur rruga e parave? Opinioni publik pret transparencë dhe përgjigje të qarta mbi çdo kontratë, çdo procedurë prokurimi dhe çdo transaksion që mund të ketë cenuar interesin publik. Nëse këto pretendime provohen të bazuara, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit; nëse jo, edhe kjo duhet të bëhet e qartë për publikun. Vetëm një hetim i plotë dhe i paanshëm mund t’u japë fund dyshimeve që vazhdojnë të ngrihen prej më shumë se një viti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit