“Oligarku i ilaçeve”, arrestohet Sokol Topçiu i FarmaNet

“Oligarku i ilaçeve”, arrestohet Sokol Topçiu i…

Policia ka arrestuar pronarin e FarmaNet Sokol Topçiun. AI kishte në pronësi një nga bizneset farmaceutike që ka përfituar shuma të mëdha parash nga Ministria e Shëndetësisë dhe tenderat kanë qenë të paracaktuar për të.

Policia ka njoftuar përmes një njoftimi për mediat se Topçiu, 57 vjeç akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.

Deri më tani dyshohet ilaçet që ai ka shitur u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, por Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit