'Oligarku i Ramës merr tenderin e radhës për ndërtimin e pallatit', qytetari: Jemi pa drita e ujë

‘Oligarku i Ramës merr tenderin e radhës…

Në zonën e Bulevardit të Ri në njësinë nr.9 disa familje kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë një ndërtim që po bën deputeti i PS-së Sadri Abazi, ku mesa duket vazhdon të përfitojë tendera nga qeveria dhe Bshkia e Tiranës. Në një mesazh të mbërritur në redaksinë tonë, pallati po ndërtohet rreth 50 metra larg një pallati ekzistues, dhe kjo ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Ata shprehen se pavarësisht kërkesave për ndërprerjen e punimeve, askush nuk i ka marr parasysh. Mesa duket e rëndësishme për Rilindjen është të mos prishen interesat e oligarkut Sadri Abazi, por për popullin e thjeshtë nuk e vret njeri mendjen. Qytetarët janë lënë në harresë prej kohësh në këtë vend…

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Un jetoj tek Rr. Jordan Misja ne Tirane dhe dua te kuptoj se si eshte e mundur qe vjen Sadri Abazi per te bere pallat 50 cm larg pallatit ku jetoj, hap gropen pa pike studimi dhe kepusin kabllot elektrike duke lene rreth 500 familje pa drita dhe uje. Gjithe kjo hapesire boshe tek Bulevardi i ri dhe hapin grop ngjit me themelet e pallatit. Dhe ne nje vend normal do ishte policia ketu per te pezulluat punimet dhe per te arrestuar apo gjobitur keto shoket e rilindjes, kurse tek ne as qe i rruhet njeriu. Sikur te ishte nje individ i thjesh do ishte ne burg dhe ne cdo televizor duke i bere gjyqin. Por Uslugen me shoke i mbrojme me police edhe pse e shkaterrojne kete vend cdo dite dhe sillen sikur cdo gje eshte prone apo e drejte e tyre.

/joq-albania.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit