'Oligarku' Luca nuk ndalet, kërcënon hapur banorët e Labinot-Fushës gjatë protestës: Po të jetë njeri k*rderr...

‘Oligarku’ Luca nuk ndalet, kërcënon hapur banorët…

Në Labinot-Fushë situata po zien por një oligark me emrin Gjergj Luca, duket se i ka krahët “e ngrohtë” dhe nuk do t’ia dijë për popullatën vendase.

Miku i Taulant Ballës dhe i “Rilindjes”, është komod në biznesin e tij, ndërkohë që ky i fundit, pra “Rozafa-Fish” po shkatërron me ndotje një zonë të tërë, si dhe ujërat e Shkumbinit.

Banorët e Labinot-Fushës në Elbasan u ngritën edhe sot pasdite në protestë kundër fabrikës së peshkut “Rozafa-Fish”, në pronësi të oligarkut Gjergj Luca.

Banorët në protestë theksuan se, asnjë nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur zgjidhje.

Ata mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku në disa prej tyre shkruhej “Nuk duam zaptim tokash”, “Mbrojmë të drejtat tona”, “Larg duart nga pronat tona” etj.

Disa prej tyre brohoritën me thirrjet në kor: “Luca Hajdut”!

Protesta u zhvillua para fabrikës së peshkut, ndërsa oligarku Luca(siç preferon të thirret), doli me duar në xhepa dhe nuk i kurseu ofendimet dhe kërcënimet ndaj protestuesve.

Gjergj Luca, duke bërë “gangsterin” me fshatarët dhe duke iu drejtuar me një fjalor krejtësisht vulgar dhe arrogant, nuk kurseu as kërcënimet në adresë të protestuesve.

“Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time.

Nuk kam grabitur njeri. Nuk i kam rënë njeriu më qafë.

Janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”,- u tha banorëve Gjergj Luca, pronari i “Rozafa-Fish”.

Mediat e ndryshme publikuan disa javë më parë një video ku shihej se, si mbetjet e fabrikës së Lucaës, hidheshin në lumin Shkumbin, duke rrezikuar seriozisht ndotjen e tij.

Po ashtu, firma ka hapur rrugën ku si pasojë është dëmtuar argjinatura, ku sipas banorëve tokat e tyre rrezikojnë të përmbyten./Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit