U shkruajt gjatë në mediat rozë për pritjen e ëmbël të aktorës së njohur Olta Gixhari.
Me një foto ku ajo shfaqej me partnerin e saj të cilit ja kishte mbuluar fytyrën dhe duke e puthur dhe përqafuar ajo konfirmoi dhe shtatzëninë e saj për të cilen flitej dhe më herët.
‘Faleminderit me zemer per gjithe urimet tuaja,ma keni bere edhe me te embel pritjen e bebushit tim. Shume shpejte do postoj nje foto(modeste) me barkaluq, se vdiiiqaa po ma kerkojne te gjiiithe. Ps- une vazhdoj bej seksin neper foto e? nuk heq dore. Ju dua, zemra mal”, shkruan Olta.
Fakti që aktorja ka përmendur fjalën bebush të gjithë kanë menduar se ajo po pret një djalë.
Mirëpo Olta e ka mohuar këtë në një postim tjetër ku shkruan se nuk e ka zbuluar akoma gjininë.
‘Më falni po unë akoma nuk e kam zbulaur gjininë e bebit’ shkruan aktorja në postim duke hedhur poshtë zërat se ajo është në pritje të një djali.