Olta Gixhari këshillon nënat e reja: Mos e mbani këtë kafshë pranë vetes

Olta Gixhari këshillon nënat e reja: Mos…

Aktorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari është tejet aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga shtatzënia e saj si dhe këshilla për të gjitha nënat e reja të ardhshme.

Së fundi nëpërmjet disa videove në Instastory ajo ka dhënë një informacion mjaft të rëndësishëm për të gjitha nënat që janë shtatzënë.

Ajo ka thënë se ato nuk duhet të mbajnë mace në shtëpi ose pranë vetes pasi kjo kafshë mban një virus që quhet toksoplazma dhe që ndikon në rritjen dhe zhvillimin e trurit tek bebja.

Më tej ajo shpjegon: “Përshëndetje të dashur miq e mbani mend para disa ditësh kam postuar video story në Instagramin tim me një mace të vogël që më qëndronte këtu. Macja nuk është e imja është e disa miqve të mi, unë e takoj shumë rrallë. E them këtë sepse që nga ai moment më kanë vërshuar mesazhet pafund nga gra natyrisht por edhe nga mjekë dhe farmacistë të cilët i falenderoj shumë dhe më thonë që në periudhën e shtatzënisë nuk është fare e këshillueshme kjo kafshë pasi është mbartëse e një virusi që quhet toksoplazma, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen dhe zhivillimin e trurit të bebes tuaj. Mendoj se pasojat janë padiskutim fatale dhe këtu përfshihen dhe ato kafshë shtëpiake të cilat janë të vaksinuara. Mendoj se është mesazh që duhet të mos e neglizhoni. Unë për veten time nuk do e takoj atë macen, Mimin e vogël atë macen e vogël që e dua aq shumë pasi nuk është mirë në këtë periudhë kështu që mendova ta ndaj me ju këtë gjë. Unë ju uroj shtatzëni të mbarë dhe bebet tuaja ardhshin plot shëndet. ”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit