Olta Gixhari ndjek Çiljetën, braktis "dashurinë e vjetër" për Lali Erin

Olta Gixhari ndjek Çiljetën, braktis “dashurinë e…

Në mesin e artistëve të rreshtuar në këtë fushatë elektorale me Lali Erin është pozicionuar edhe aktorja Olta Gixhari. Pasi doli nga BBV2, hapi i parë që ndërmori për daljet e saj publike, ishte nëj videomesazh kushtuar kryebashkiakut të Tiranës, i cili po përpiqet t’i mbushi mendjen njerëzve se e duan të gjithë.

Gixhari thotë se do të votojë Veliajn në zgjedhjet e 14 majit, pa na thënë se gjendja e saj civile është në Durrës ku ka lindur, në Spanjë ku jeton me burrin, apo e ka transferuar për Lalin në Tiranë.

Paradoksi është se disa vite më parë Olta Gixhari shprehte publikisht simpatinë për Berishën. Mirëpo si duket për një vend pune, për një shërbim a për ndonjë qokë të mundshme, aktorja ka ndërruar pllakën e mbështetjes politike. Njësoj si Çiljeta apo Andi Lila që nga disa figura të njohur si mbështetës të Berishës, befas kaluan te Veliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit