Olta Xhaçka ka neveri nga shqiptarët e thjeshtë: Privatizuam plazhin të mos na vijnë ata nga mali

Olta Xhaçka ka neveri nga shqiptarët e…

Olta Xhaçka ka neveri nga shqiptarët. Ata të cilët e kanë mbajtur në pushtet, i kanë dhënë mandatin e deputetes, e kanë bërë ministre dhe po ata shqiptarë që e lejuan të bëhet investirore strategjike dhe të privatizojë bukuritë natyrore, sot për Xhaçken, ata janë disa njerëz nga mali që i prishin rehatinë. Së bashku me burrin, ajo ka zaptuar toka në jug të vendit dhe janë shpallur investitor strategjik për të ndërtuar resorte luksoze.

Mirëpo benefiti që marrkërka strategjiku na qenka siguria, që të mos vij “ai nga mali” dhe t’i nguli çadrën. Zhargon i përdorur rëndom për të treguar pushtetin ndaj dikujt tjetër, duke e nënvlerësuar e përçmuar. Xhaçka harroi se atij nga mali i shkonte paturp tek dera e shtëpisë dhe i kërkonte votën. Atë votë ajo dhe pinjollët e tjerë të Partisë Socialiste e kanë përdorur për t’u pasuruar. Këtë nuk e themi ne, por drejtësia e cila ka nisur hetimet dhe arrestimet për një dyzinë në radhët e qeverisë.

Xhaçkës me shokë e shoqe, u janë zënë sytë nga pushteti dhe paraja, nuk shohin më dhe as nuk kontrollojnë dot logjikën se çfarë goja u nxjerr pa fré. Sa e turpshme! Përveç problemeve në lidhje me politikëbërjen, mish-mashet që gatuani në atë gjelltore të shpifur që quhet parlament, e që bëjnë kurban njëri-tjetrin, ajo që vret më shumë është se sa të paskrupulltë e janë.

Çështja nuk është kujt do t’ja ngulë malësori çadrën!

Ai që vjen nga mali e që ju ka votuar ju do e gjej patjetër një vend ku do e vendosë çadrën,  se Shqipëria kur ka vend për ata, që për “të dalë mirë” në sytë e liderëve botëror i keni sjellë nga vendet e treta, sigurisht që ka vend edhe për bijtë e saj.

Nga strategjia në strategji vetëm për të vjedhur e coptuar këtë vend që për fat të keq tashmë përbëhet nga elita e politikës bordelljane, lakuriqët fatkeq që ju votuan dhe refugjatët e lumtur që gjetën “parajsën”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit