ONE merr lekët dhe s’ofron shërbim! Qytetarët prej 10 ditësh pa valë e internet

ONE merr lekët dhe s’ofron shërbim! Qytetarët…

Banorët e zonës nga Kthesa e Kamzës deri në Institutin e Paskuqanit ngrenë shqetësimin për problemet e vazhdueshme me shërbimin e ONE Albania.

Sipas qytetarëve, prej rreth 10 ditësh zona po përballet me mungesë pothuajse totale të sinjalit telefonik dhe internetit. Telefonatat ndërpriten vazhdimisht, ndërsa lidhja me internetin është thuajse e pamundur.

Qytetarët shprehen se kjo situatë po u shkakton vështirësi të mëdha, veçanërisht në punë, ku komunikimi është i domosdoshëm dhe mungesa e shërbimit mund t’i penalizojë.

Ata theksojnë se, pavarësisht ankesave të përsëritura pranë kompanisë, përgjigjja që marrin është gjithmonë e njëjtë: “Problemi do të zgjidhet”, por pa një afat konkret se kur do të rikthehet shërbimi.

Sipas banorëve, problemi prek një pjesë të konsiderueshme të zonës dhe nuk bëhet fjalë për raste të izoluara. Disa prej tyre kanë jo vetëm numrat celularë, por edhe internetin e shtëpisë pranë ONE Albania, duke e bërë edhe më të vështirë situatën.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e kompanisë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit dhe një përgjigje konkrete për kohën kur do të rikthehet shërbimi normal.

“Nuk mund të komunikojmë as me telefon dhe as me internet, ndërkohë që për shërbimin paguajmë çdo muaj”, shprehen qytetarët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit