"Ooh Zoot"/ Familjarët e 15-vjeçarit në Gramsh në gjendje shoku, venë kujën pranë ambulancës

“Ooh Zoot”/ Familjarët e 15-vjeçarit në Gramsh…

Përtej çdo dhumbje dhe e pabesueshme është ngjarja e ndodhur në Gramsh për familjarët e të riut që humbi jetën pas një sherri banal. Familjarët e 15-vjeçarit kanë vënë kujën pranë ambulancës ku mendohet se ndodhej trupi i pajetë i adoleshentit. Disa prej tyre shfaqen në gjendje shoku dhe nuk i besoj syve se 15-vjeçari ka humbur jetën.

Mësohet se viktima së bashku me kushëririn e tij kishin ndërhyrë për të shuar një konflikt mes shokëve, por që përfundoi tragjikisht për të. Sipas burime të informacionit shkak ishte bërë debatet për një lojë telefoni, gjë e cila shkaktoi ngjarjen e rëndë.

Policia ka shoqëruar 5 të rinjë të përfshirë në konflikt dhe pritet dëshmia e tyre mbi rrethanat e detajuara të ngjarjes që shokoi opinionin publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit