OPEC+ shkurton prodhimin e naftës, ulja më e madhe që nga fillimi i pandemisë

OPEC+ shkurton prodhimin e naftës, ulja më…

OPEC+ njoftoi shkurtimin më të madh të prodhimit të naftës që nga fillimi i pandemisë.

OPEC+ tha të mërkurën se do të ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, ulja më e madhe që nga fillimi i pandemisë, një lëvizje që kërcënon të rrisë çmimet e benzinës vetëm disa javë përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, raporton CNN.

Grupi i prodhuesve të mëdhenj të naftës, i cili përfshin Arabinë Saudite dhe Rusinë, njoftoi uljen e prodhimit pas takimit të tij të parë personalisht që nga marsi 2020. 

Reduktimi është i barabartë me rreth 2% të kërkesës globale për naftë.

Administrata Biden kritikoi vendimin e OPEC+ në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se do të dëmtojë më shumë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që tashmë po luftojnë me çmimet e larta të energjisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit