Operacion anti-kontrabandë në Rinas: Arrestohen 9 persona, 4 janë doganierë; Sekuestrohen tre makina, dhjetëra pallto e xhupa (EMRAT)

Operacion anti-kontrabandë në Rinas: Arrestohen 9 persona,…

Operacion anti-kontrabandë në Rinas: Arrestohen 9 persona, 4 janë doganierë; Sekuestrohen tre makina, dhjetëra pallto e xhupa (EMRAT)

9 persona janë arrestuar nga Policia në Rinas, pasi dyshohet se fusnin mallra kontrabandë në vendin tonë. Në pranga kanë rënë 5 kontrabandistë dhe 4 punonjës të Rinasit, një shef sektori dhe doganierë.

Janë arrestuar në flagrancë Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor, Lonora Legisi dhe Altin Legisi.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët: Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyre doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qëndrore në Drejtorin e Përgjihshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor; Lonora Legisit; dhe Altin Legisit.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët: Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyre doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Personat e sipërpërmendur me numrat respektivë nga 1 në 5, janë kapur dje në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilesinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar:

1. Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e ketyre mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana:

2. 90 pallto të markave të ndryshme

3. 100 xhupa të markave të ndryshme

4. 70 triko (bluza) të markave të ndryshme

5. 60 kostume sportive të markave të ndryshme

6. 30 palë kepucë të markave të ndryshme

7. 50 fustane të markave të ndryshme

8. 20 cope canta të markave të ndryshme

9. 50 bluza të markave të ndryshme

10. 15 aparate celularë të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra të tjera» Tregtim dhe transportim i mallrave qe janë kontrabande” “Fshehjes te ardhurave” , vepra këto të kryera në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 174/2 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Ndërsa për punonjësit e doganës për veprat penale të parashikuara nga nenet 175 dhe 248 të K.Penal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit