Operacion i madh antidrogë në Elbasan, arrestohen 10 persona

Operacion i madh antidrogë në Elbasan, arrestohen…

Policia ka goditur ditën e sotme një grup që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi” dhe si rezultat janë vënë në pranga 10 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.

A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan”, njofton policia.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q.,  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e  shtetasit E. Q.,  dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete,  1 motoçikletë, 10 telefona celular,  1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit