Një tjetër përpjekje e forcave RENEA për të arrestuar Eljon Haton ka përfunduar pa rezultat. Personi i shumëkërkuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në kërkim që prej vitit 2023, vijon t’i shpëtojë kapjes.
Në orët e mbrëmjes, janë zhvilluar kontrolle të shumta në zonën e Rrethinave të Shkodrës, por sërish pa sukses Hato nuk është gjetur. Sipas burimeve, gjatë operacionit janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 deri në 6 persona, mes tyre edhe vëllai i të kërkuarit.
Nuk është hera e parë që RENEA organizon aksione në Shkodër dhe Tiranë për ndalimin e Hatos, por deri më tani përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme. Ende nuk dihet nëse ky operacion i fundit është dekonspiruar apo nëse Hato thjesht nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrolleve.
Kujtojmë se Elion Hato është quajtur ndryshe dhe si ‘ushatri i vetmuar’ i Vis Martinajt. 34 vjeçari konsiderohet si mik i ngushtë i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili prej më shumë se një viti është zhdukur pa gjurmë.