Operacioni ndërkombëtar/ 10 prej të arrestuarve në Shqipëri, organizata kriminale vepronte prej 2015

Operacioni ndërkombëtar/ 10 prej të arrestuarve në…

Një operacion ndërkombëtar kundër një organizate që vepronte në fushën e narkotikëve është zhvilluar nga antimafia italiane dhe autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Operacioni çoi në arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e një sasie prej 3.5 tonë lëndë narkotike me vlerë 40 mln euro, nëse do të hidhej në treg.

Mësohet se nga 37 personat e arrestuar në total, 10 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri.

Burime nga autoritetet ligjzbatuese bëjnë të ditur se operacioni në Shqipëri është drejtuar nga SPAK, ndërsa mendohet se organizata vepronte prej vitit 2015

Kontrollet në Shqipëri janë përqëndruar në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa operacioni vijon.

Vlera e aseteve të sekuestruara të grupit kriminal arrin në rreth 4 mln euro.

Operacioni është drejtuar nga antimafia dhe antiterrorizmi italian, ndërsa konsiderohet një nga operacionet më të mëdha të muajve të fundit./Gazetaatdheu.com/

LEXO EDHE: 

Itali/ Sekuestrohen 40 mln € drogë, në pranga shqiptarë e italianë

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit