Operacioni në Vlorë, të gjithë në ndjekje të gomones

Operacioni në Vlorë, të gjithë në ndjekje…

Një operacion policor është në zhvillim në gjirin e Dafinës në Vlorë.

Një gomone është duke u ndjekur nga Policia Kufitare, Forcat Delta, Roja Bregdetare dhe Guardia di Finaza.

Gomonia po ndiqet edhe nga një helikopter dhe një dron.

Policia bëri të ditur se mjeti është pikasur për herë të parë në orën 7:00 të mëngjesit. Autoritetet kanë vënë re lëvizje të dyshimta të mjetit në afërsi të ishullit të Sazanit dhe u vunë në ndjekje të tij, për konstatimin dhe bllokimin e gomones.

Dyshimet kryesore janë që gomonia është përdorur për të dërguar lëndë narkotike drejt Italisë dhe ishte duke u kthyer në Shqipëri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit