Operacioni policor për 'Lojërat e fatit', mes 93 të pandehurve është edhe vëllai i anëtares së KPA

Operacioni policor për ‘Lojërat e fatit’, mes…

Gjykata e Tiranës ka marrë 93 persona të pandehur për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Mes personave të pandehur është edhe Ervis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, anëtares së KPA-së.

Po ashtu pritet të përballen me drejtësinë edhe administratorë lokalesh dhe punonjës që vendosnin baste online.

Hetimi për këtë çështje ka nisur që të korrik të vitit 2019 dhe operacioni që u shtri në 8 qarqe të vendit është finalizuar në shkurt të vitit 2020.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 115 persona, nga të cilët janë marrë të pandehur 93 prej tyre.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gramoz Muratajn, i cilësuar si ‘bosi’ i kompanisë së basteve Ecco Bet. Murataj nuk është një emër i panjohur për policinë pasi disa vite më parë ai është arrestuar dhe për të është vendosur ekstradimi në Itali sepse duhet të vuante një dënim prej 4,5 vitesh burg atje.

Por pas dhënies së vendimit për ekstradim ai është arratisur nga shtëpia ku qëndronte dhe një vit më vonë Gjykata e Lartë ka zhbërë dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duke e lënë të lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit