Operacioni sekret/ Policia 'dërmon' rrjetin kriminal, dhjetëra në pranga dhe male me para...

Operacioni sekret/ Policia ‘dërmon’ rrjetin kriminal, dhjetëra…

Disa qindra të arrestuar dhe miliona paund të kapur, si një trofe lufte.

Ky ishte rezultati i një super-operacioni që policia Britanike zhvilloi në Angli, ku vuri në pranga plot 746 kriminelë, pas shkatërrimit të një rrjeti sekret telefonik.

Të gjitha forcat e policisë në Mbretërinë e Bashkuar ndihmuan për të sekuestruar 54 milionë paund cash, dy ton drogë dhe 77 armë zjarri.

Operacioni gjigant i zhvilluar ditën e sotme në të gjithë vendin, dhe me qendër Londrën, bëri bujë ndërkombëtare.

Ky ishte operacioni më i madh i organizuar ndonjëherë nga ana e autoriteteve, raportoi “Daily Mail”.

Operacioni zgjati dy muaj, dhe falë tij, u bë i mundur sekuestrimi i një ssi gjigante parash të paligjshme, granatash dore dhe mitralozësh.

Falë ndërhyrjes, u bë e mundur thyerja e kodeve sekrete dhe sistemit telefonik të sigurt të quajtur Enrochat.

Komisioneri Cressida Dick tha: “Ky operacion është më domethënësi që ne kemi kryer ndonjëherë kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, në të gjithë Londrën”.

[ngg src=”galleries” ids=”113″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Ladbible/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit