Operacioni "Xibraka"/ Policia arreston 47-vjeçarin në flagrancë, për drogë

Operacioni “Xibraka”/ Policia arreston 47-vjeçarin në flagrancë,…

Elbasani mbetet një vatër e nxehtë e kriminalitetit në vend. Në një njoftim të sotëm policia e shtetit lajmëron se ka finalizuar operacionin e koduar “Xibraka”. Ku janë sekuestruar rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, dhe vënë në pranga një 47-vjeçar  me inicialet  A.S, banues në fier. Ai është arrestuar në flagrancë  në mjetin tip “Fiat” teksa po trasportonte lëndën narkotike afër fshatit Xibrakë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Informacioni është marrë në rrugë operative dhe ka vënë në lëvizje Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan,  të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e posaçme “Shqiponja”.

Më tej policia e shtetit njofton se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor “Xibraka”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Vihet në pranga 47- vjeçari që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xibraka”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. S., 47 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit