Opinioni i Venecias për Kushtetuesen, Balla: Të mos lexohet me eufori

Opinioni i Venecias për Kushtetuesen, Balla: Të…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimet e Komisionit të Venecias një ditë më parë për ligjin e Antishpifjes dhe për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ballës, vendimet finale të Venecias nuk duhen lexuar “me euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë”, por sipas tij duhet që t’i shërbejë zbatimit të reformave në vend siç është ajo e drejtësisë.

“Venecia ka miratuar dy opinione të kërkuara nga Shqipëria në rastin e Antishpifjes është kërkuar nga raporteret për Shqipërinë në KE.

Dua të them që dy opinionet i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në Drejtësi dhe si edhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend siç është ai i medias. Demonstrojnë traditën e suksesshme të bashkëpunimit me Venecian. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por që t’i shërbejë zbatimit të reformave në vend sic është ajo e gjithëpranuar, ajo e drejtësië.

Nuk është detyrë e Venecias të analizojë palët, kush ka të drejtë dhe kush është gabim në raportin me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare, është detyra jonë që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësi.

Parlamenti ka përgjegjësi që të zbërthejë çdo rekomandim por të adresojë hapat për zbatimin e tyre. Procesi nuk mund të jetë ekzaltimi që minimizohet kush ka të drejtë dhe gabim, por publiku do i lexojë dhe gjykojë të gjithëve, kush e sheh Venecian me syrin “kush fiton e kush humb”, nuk ka shqetësim demokracinë e kushtetutën”, tha Balla.

Sipas Ballës, në opinionin e Venecias konstatohet se “bllokimi i funksionalitetit dhe vonesat janë shkaktuar nga disa faktorë, së pari si pasojë e procesit shumë të rëndësishmë të vetingut, ku disa nga anëtarët u shkarkuan disa dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati.

Së dyti mosfunksionimi i KED pasi shumica ishin të pavetuar. Kushtetuta parashikon që ata të vetohen menjëherë. Numri i kufizuar i kandidatëve për gjyqtarë kushtetuëts për shumë vende vakante, barrierë në bashkëpunimin mes kuvendit dhe presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës për shkarkimin e presidentit”.

Balla renditi rekomandimet e Komisionit të Venecias për kapërcimin e kësaj përplasje.

“Për procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues: presidenti, parlamenti dhe gjykata e lartë, Venecia i referohet alokimit të vendeve vakante, tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënurë autonome, mungesa e emërimit të anëtarëve nuk pengon kuvendin apo presidneitn të zgjedhin dhe emërojnë. 

Mekanizmi zhbllokues, duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti, ky mekanizëm është në fuqi, rekomandohet të vihet në tekstin e kushtetutës. Pezullimi i afatit 30 ditor nuk parashikohet në kushtetutë dhe ligj, justifikohet vetëm nëse ka vakum ligjor.

Betimi i gjyqtarëve para presidentit: Venecia thotë që një mekanizëm zhbllokues duhet kryer por nuk mund të jetë ligj, por të akomodohet si dispozitë brenda kushtetutës.

Rekomandime për KED: Sqarimi që ka bërë Venecia është i plotë dhe pas kësaj nuk duhet të ketë asnjë palë diskutime, Venecia thotë qartë që ndryshimi i rregullores për emërimet në KED, që avokati i popullit bëhet pjesë, ky rekomandim kërkon ndryshme në legjislacionin në fuqi, të botohet në procesverablet e mbledhjeve dhe të krijojë listimin e kandidatëve kur dosjet janë të plota dhe kur Kryetari i KED dërgon listën pa vonesë te institucioneve përkatëse”, tha Balla.

“Kryeministri ka qenë i hapur për të krijuar një proces gjithpërfshirës sa herë kemi diskutime të rëndësishëm, dhe Venecia nxit marrëdhënien mes Kuvendit dhe presidentit, kur ka pak kandidatë dhe shumë vende vakante për proceduat që zhbllokojnë situata problematike.

Venecia rekomandon ndryshime të kushtetutës për të qartësuar procedurën e anëtarëve të gjykatës Kushtetutës. Pezullim i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore, nuk dua të bëj asnjë koment, se kjo është e qartë, të lexohet ashtu sic e ka thënë Venecia”, vijoi më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit