Opozita kritika qeverisë Hoti: Spitalet buzë kolapsit, qytetarët nuk paguajnë dot trajtimin

Opozita kritika qeverisë Hoti: Spitalet buzë kolapsit,…

Partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar, të hënën, qeverinë për menaxhimin e pandemisë, duke u shprehur se spitalet janë në kolaps.

Gjatë seancës plenare, Bekim Haxhiu deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kryeministri Avdullah Hoti duhet të vizitojë Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet ku marrin mjekim pacientët.

Sipas Haxhiut, situata në spitale është alarmante. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Klinika e Pulmologjisë ka mungesë furinizimi për bombola oksigjeni.

Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, deputete e Vetëvendosjes, u shpreh se fokusi i qeverisë duhet të jetë trajtimi i të infektuarve me Covid-19. Ajo deklaroi se për shkak të shpenzimeve, qytetarët nuk po mund të trajtohet si duhet.

Deputetja e LVV u shpreh se paratë e qeverisë shkojnë tek privati. Po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të ndihmojë shtresat në nevojë.

“Në QKMF (Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare) nuk jepet asgjë nga terapia, ndërsa milionat po shkojnë sektori privat. Nuk kam asgjë kundër, por shkoni shikoni, bëni një analizë sa shpenzime bëhen në baza ditore nga xhepi i varfër i qytetarëve. Mbulojeni së paku kategoritë në nevojë”, tha ajo.

Kryeministri  Avdullah Hoti, iu kundërpërgjigj kritikave të opozitës, duke u shprehur se Kosova nuk është në kolaps. Hoti deklaroi se furnizimi me barna është përmirësuar.

Sipas Hotit, klinikat janë riorganizuar për të përballuar valën e dytë të virusi.

Burimi Exitnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit