Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon të dorëhiqet ministri i jashtëm: Foli shqip me homologun spanjoll

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon të…

Bujar Osmani, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut është vënë nën shënjestrën e opozitës përshkak të kombësisë së tij. VMRO-DPMNE, ka kërkuar që ministri shqiptar të shkarkohet nga detyra, pasi ka folur shqip në një takim me homologun e tij spanjoll.

Madje dorëheqja e tij është kërkuar me një kërkesë, e cilësuar disi e pazakontë, ndaj Parlamentit. Arsyeja sipas dy partive kryesore të kahut opozitar në Maqedoninë e Veriut, është sepse është shkelur Kushtetuta pasi Osmani nuk ka folur në gjuhën zyrtare.

Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë,”– tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Shqiptarët janë grupi i dytë me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut, me afro 510,000 banorë, shifër që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. E megjithatë, partitë opozitare në vend kanë dalë kundër përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri si dhe kundër gjuhës së tyre amë, duke kërkuar dorëheqjen e politikanit shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit