Opozita në Serbi për BE: Mos njihni zgjedhjet e zhvilluara

Opozita në Serbi për BE: Mos njihni…

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare Serbi të zhvilluara në 17 Dhjetor kanë shkaktuar një reagim të madh kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës’ kanë kërkuar institucioneve të Bashkimit Europian që të mos i njohin zgjedhjet dhe rezultatin e tyre deri sa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë e proçesit zdhedhor.

‘Serbia kundër dhunës’ i ka dërguar një letër instutucioneve të Bashkimit Europian ku i kërkojnë që të mbështesin vlerat e demokracisë dhe ato europaine. Ndër të tjera në letër thuhet se duhen dënuar veprimet që godasin prespektivën europiane të Serbisë. Ata shprehen se nuk do t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit ku për tre ditë me rradhë mbështetësit e opozitës kanë protestuar duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Misioni i OSBE dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet kanë cituar se partia në pushtet e Presidentit Aleksandër Vuçiç ka pasur një avantazh të dukshëm në zgjedhjet e parakohshme. Ndër të tjera thuhet se votuesit kanë qenë nën presion nga qeveria dhe nga avantazhet e partisë në pushtet minuan proçesin zgjedhor.

Koha televizive dhe mungesa e kushteve të barabarata bënë që opozita të mos njohë zgjedhjet dhe i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian t’i japë fund politikës së përkëdheljes ndaj partisë në pushtet të Aleksandër Vuçiç. Sipas raportimeve të vëzhguesve dhe mediave të pavaraura, me mijëra serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd.

Zgjedhjet në Serbi dhe kushtet mbi të cilat është zhvilluar proçesi zgjedhor janë të ngjashme me poçeset zgjedhore të zhvilluara në Shqipëri nga Edi Rama. Duket se Aleksandër Vuçiç dhe Rama kanë të njejtën metodologji sesi mund ta mbajnë pushtetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit