Opozita ngre zërin pas zgjedhjeve, "Bashkë Fitojmë" proteston për Kamzën e Rakip Sulit

Opozita ngre zërin pas zgjedhjeve, “Bashkë Fitojmë”…

Prej 10 vitesh Shqipëria është nën qeverisjen e pushtetit qendror dhe atij vendor nga Partia Socialiste. Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Enkeled Alibeaj, dështuan me sukses përballë pushtetit që krijoi Edi Rama me ndihëmn që i dha opozita duke u përçarë.

Edhe në këto zgjedhje lokale, socialistët fituan 55 bashki duke ruajtur fronin e pushtetit. Opozita doli sërish në deklarata të ngjashme se zgjedhjet u vodhën, u manipuluan dhe fitoi krimi i organizuar. Akuza të cilat duhet t’i ngrinte kandidatët e opozitës në protesta masive deri në hapjen e kutive ose dërgimin e Shqipërisë sërish në zgjedhje për rivotim.

Mirëpo opozita e konkretisht koalicioni “Bashkë Fitojmë” duket se ndryshe thoë e ndryshe bën. Berisha e Meta thanë se u vodhën votat në të gjithë Shqipërinë, por ditëne enjte të rinjtë e drejtuar nga ta do të protestojnë vetëm për Bashkinë e Kamzës. Socialistët fituan me Rakip Sulin me diferencë të madhe votash dhe duket se thembra e Akilit qenka vetëm Kamza.

Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKË FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz më datë 14.05.2023” – thueht në njoftimin për media.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit