“Opozita t’i kthehet tabelës së shumëzimit”, Ahmetaj: Brenda majit ndërtohen shtëpitë, në mars të 2022 s’do ketë asnjë shenjë nga tërmeti

“Opozita t’i kthehet tabelës së shumëzimit”, Ahmetaj:…

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zbuluar afatet se kur do të mbyllet procesi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit të 2019-ës.

Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Ahmetaj premtoi publikisht në emër të qeverisë se brenda majit të vitit që vjen të gjitha njësitë individuale (banesat) do të jenë ndërtuar, ndërkohë që rreth 90% e pallateve do të jenë gati në tetor të 2021-it.

Po ashtu ai theksoi se në mars të 2022-it nuk do të kenë më asnjë shenjë nga tërmeti famëkeq që goditi vendin tonë dhe që shkaktoi 51 të vdekur. Ndër të tjera Ahmetaj nuk kurseu as ironitë në drejtim të opozitës dhe akuzave që PD-së, ndërsa iu sugjeroi që t’i kthehen tabelës së shumëzimit.

Burimi Ballkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit